ARRITEN TITANET - nga Kinematografia ShqiptareVersion televiziv i vitit 1961. Film i gjinise “ Peplum” (sword and sandal, spada e sandalo pra shpate dhe sandale) me teme nga antikiteti dhe mitologjia. Mjaft i mirenjohur edhe nga spektatori yne nepermjet televizionit TVSH si qofte ky film por edhe gjinia e ketyre filmave qe paten nje periudhe te arte nga Radiotelevizioni RAI. Regjia e Duccio Tesari , Skenari Duccio Tessari dhe i Ennio De Concini. Me aktoret: Giuliano Gemma; Antonella Lualdi; Jacqueline Sassard; Pedro Armendariz; Serge Nubret; Mbreti i Kretes , Kadmosi ka arritur te zbuloje sekretin e pavdeksise, duke bere veten e tij dhe gruan (Antonella Lualdi) te pavdekshem. Keshtu tani duke mos ju frikesuar askujt vendos te vetebehet ZOT i Kretes dhe jo vetem mbret i saj . Banoret e Kretes nxirren nga shtepite duke u shfrytezuar dhe vihen ne pune per te ndertuar , kopshte , tempuj dhe buste qe figurojne portretin e Kadmusit. Megjithate mbreti i trembet nje profecie qe thote: “ Se kur vajza e saj, Antiope, do te njoh dashurin e saj atehere e gjithe mbreteria e tij e terrorit eshte e destinuar te rrezohet “ Kadmusi e ka mbajtur te bijen te izoluar ne mes te grave duke mos lejuar asnje mashkull qe t`i afrohet Zoti i madh “Jupiteri” eshte i zemeruar nga te gjitha veprimet e ndermarra nga Kadmusi i cili ka ndaluar qe te nderoje ZOTET madje duke e vene veten e tij si te tille. Keshtu Jupiteri vendos te dergoje ne Toke emisaret, per te ndaluar Kadmusin, per ta kapur ate dhe vene perpara procesimit . Nder 10 burra me force ciklopike, Titane, ai zgjedh vellain me te vogel te tyre dhe me pak te forte nga ata, pra Krios (Xhuliano Xhema) por mjaft intelligjent dhe i zgjuar nga te gjithe. Zoti “Jupiter” i premton Kriosit, se nese do ta kryeje kete mision me sukses, do te fale duke lene te lire ate vete dhe vellezerit e tij Titane!!