Ibrahim Muça, Kristaq Mitro (1979) Ne role kryesore: Timo Flloko / Gjergj Lala Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj, ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës, krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Vritet barbarisht edhe mësues Hyseni, që u mëson fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe.